Zyrtare: Liverpool konfirmon largimin e sulmuesit anglez
Liverpool ka konfirmuar shitjen e sulmuesit Dominic Solanke tek Bournemouth për shumën e raportuar prej 19 milionë funtave.
Goal kishte zbuluar më parë se si Solanke ishte pranë largimit nga Liverpool, me Brightonin që po punonte për një marrëveshje me të, dhe një klub i panjohur ishte në bisedime me të, raporton Periskopi.
Tani duket se Bournemouth i Eddie Howe ishte ai klub dhe përfundimisht fitoi garën për nënshkrimin e tij për shumën e 19 milionë funtave.
.@DomSolanke has sealed a permanent transfer to @afcbournemouth.
Everybody at #LFC thanks Dom for his contribution to the Reds and wishes him the best of luck for the future. ? https://t.co/kCo6wqpzWX
— Liverpool FC (@LFC) January 4, 2019
Qëndrimi i Solanke në ‘Anfield’ përfundoi pas një sezoni e gjysmë në Merseyside, pasi u bashkua në verën e vitit 2017 nga Chelsea pas skadimit të kontratës së tij.
Chelsea kishte të drejtën për ta vendosur një çmim, me lajmet që thoshin se ‘Blutë’ kërkuan10 milionë funte dhe Liverpooli ofroi 3 sosh përpara se klubet të vendoseshin përfundimisht për një shumë të pazbuluar në qershor të 2018-ës. /Periskopi



