Ribery pare me bollëk, ha biftek 1200 euro (FOTO)

Ribery pare me bollëk, ha biftek 1200 euro (FOTO)

Franck Ribery është duke shijuar pushimet më të mira të mundshme në Dubai. 

Francezi ka vizituar restorantin ‘Nusr-Et’, i njohur për shërbimet e ‘Salt Bae’, që emrin e vërtetë e ka Nusret Gokçe, raporton Periskopi.

Ky i fundit i ka shërbyer vet Riberyt një biftek i cili ishte i larë me flori 24-karatësh dhe kushtonte 1200 euro.

Ai këtë e ka publikuar në rrjetin social ‘Twitter’.


Kujtojmë se Leo Messi para disa viteve kishte ngrënë hamburg me vlerë prej 30 mijë eurove, tridhjetë fishë me shumë se sa anëtari i Bayern Munchen.  /Periskopi

Shpërndaje në: