Xherdan Shaqiri arrin rekord të pabesueshëm personal

Xherdan Shaqiri arrin rekord të pabesueshëm personal

Futbollisti i Liverpool, Xherdan Shaqiri ka ndarë me ndjekësit e tij një të arritur të veçantë personale. 

Ai ka arritur 100 ndeshje në Premier Ligë, duke luajtur për Stoke Cityn dhe aktualisht te Liverpool, raporton Periskopi.

Futbollist zvicerian arriti këto shifra, pasi u inkuadrua në pjesën e dytë ndaj Manchester Cityt, ku ekipi i tij u mposht 2 me 1.

“100 ndeshje në Premier Ligë. Krenar që e arrita këtë numër të ndeshjeve”, ka shkruar Shaqiri në gjuhën angleze në llogarinë e tij në Instagram.

Ylli nga Zhegra kaloi në ‘Anfield’ nga Stoke City për shumën modeste rreth 13.5 milionë funtave.

27 vjeçari është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit të Jurgen Klopp, derisa kulminacionin e arriti me dy golëshin ndaj Manchester United. /Periskopi

Shpërndaje në: