Statistikat e ‘frikshme’ të Gareth Bale: 18 lëndime, 323 ditë pa luajtur
Anësori i Real Madridit, Gareth Bale nuk po e shijon mjaft mirë sezonin pa Cristiano Ronaldon.
Ani pse thuhej se ishte pikërisht prezenca e portugezit ajo që e la në hije uellsianin, ky sezon nuk po del të jetë i suksesshëm për të, raporton Periskopi.
Bale, pavarësisht transferimit të bujshëm në vitin 2013, nuk ka arritur të bind drejtuesit e ‘Galaktikëve’.
Ai pësoi lëndim edhe dje në ndeshjen ndaj Villarreal, ku Reali barazoi 2 me 2.
Në shifra, që nga viti 2013, Bale ka pësuar 18 lëndime, ka qenë 323 ditë jashtë dhe ka munguar në 65 ndeshje. /Periskopi




