Meritan Shabani largohet nga Bayerni, kjo është skuadra e tij e re

Meritan Shabani largohet nga Bayerni, kjo është skuadra e tij e re

Mesfushori i Bayern Munchen, Meritan Shabani me shumë gjasë nuk do ta vazhdojë aventurën në ‘Allianz Arena’.

E përditshmja gjermane Bild raporton se Shabani ka gjetur akordin me holandezët e Ajax Amsterdam, përcjell Periskopi.

Ajaxi dëshiron transferimin e 19 vjeçarit qysh në këtë merkato, me ‘Bavarezët’ që mund ta konsiderojnë shitjet e talentit për shkak të konkurencës në repartin e mesfushës.

Related image

Ish-kampioni i Eredivisie njihet për prodhimin e talentëve dhe ndoshta për Shabanin do të ishte një hap i madh në karrierën e tij transferimi atje.

Kujtojmë se Meritan Shabani mbron ngjyrat e kombëtares së Gjermanisë aktualisht. /Periskopi

Shpërndaje në: