Ky është lojtari që ka shënuar më shumë gola se Ronaldo e Messi në vitin 2018

Ky është lojtari që ka shënuar më shumë gola se Ronaldo e Messi në vitin 2018

Lionel Messi përfundoi vitin 2018 përpara Cristiano Ronaldos me gola për vitin kalendarik, por sulmuesi i Barcelonës nuk ka mposhtur dot sulmuesin Bagdad Bounedjah.

Që nga viti 2008 emri në ‘Këpucën e Artë’ ka qenë Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo, përcjell Periskopi.

Tani Messi, i cili është pesë herë fituesi i këtij trofeu kundrejt katër të Ronaldos, nuk është në krye të listës evropiane për këtë sezon por me 15 golat e tij ai është vetëm një pikë prapa Liliut.

Futbollisti brazilian luan në ligën e Estonisë me Nomme Kalju FC. Niveli i ligës do të thotë se golat e Liliut janë me vlerë një pikë ndërsa Messi merr dy pikë për gol. Ronaldo nuk është shumë larg rivalit të tij 28 pikë nga 14 gola.

Megjithatë, këta nuk kanë më shumë gola për vitin 2018. Sulmuesi algjerian Bagdad Bounedjah, i cili luan në Katar për Al Sadd shënoi 59 gola në 12 muaj.

Bounedjah has outscored everyone, impressive stuff. Image: PA Images

Bounedjah ka ndihmuar ekipin e tij të jetë në krye të ligës dhe ekipi i tij ka diferencë të madhe të golaverazhit me sfiduesit më të afërt.

Ai asistohet shpeshherë nga ish lojtari i Barcelonës, Xavi dhe ish i Atleticos, Gabi. /Periskopi

Shpërndaje në: