‘Njerëzit janë vra për ty’, shpërthen Adelina ndaj komentueses: Kam me ta shkruajt emrin me dëshmu në Polici
Javë më parë Adelina Ismaili ishte e ftuar në Klan Kosova ku lëshoi deklarata të shumta.
Por, ajo që duket se jo të gjithëve i pëlqen, ishte kur ajo tha se meritat për Ushtrinë e Kosovës i ka ish presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.
E kjo duket se nuk i ka pëlqyer një komentueses në rrjete sociale, e cila dhe ka reaguar ndaj kësaj deklarate, duke i thënë se ajo mund të na tregoj vetëm për njerëzit që janë vrarë për të, e jo për Ushtrinë.
E duket se kjo gjë ka prekur dhe Adelinën e cila nuk ka përtuar aspak të reagojë ndaj saj, duke thënë se nëse din për vrasjet e saj atëherë do ia shkruaj emrin për të dëshmuar në polici, shkruan Blic.





