Ramos dhe njeriu që e shtriu përtokë, vizituan Rey Manajn në spital

Ramos dhe njeriu që e shtriu përtokë, vizituan Rey Manajn në spital

Germán Sánchez Barahona, futbollisti i Granadas i cili e shtriu përtokë pa ndjenja Rey Manajn, e ka vizituar mbrëmë në spital futbollistin shqiptar, pas ndeshjes Granada – Albacete, që përfundoi 1-1. Së bashku me Germanin ishin edhe Víctor Díaz dhe Adrián Ramosi, ish-lojtar i Borussia Dortmundit.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Albacetes në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

Me Ramosin, ishte edhe Víctor Díaz, shoku i Manajt sa luanin së bashku te Granada.

“Adrián Ramos dhe Víctor Díaz vizituan vizituan Manajn, së bashku me Germánin, lojtar i cili e goditi atë në një duel të rastësishëm”.

Klubi ku luan shqiptari ka njoftuar se sulmuesi ka pësuar një traumë të trurit dhe ka thyer hundën, priten të tjera rezultate gjatë ditës së sotme.

Shpërndaje në: