Ribery harron që është mysliman, e shan me nënë e me gjyshe gazetarin

Ribery harron që është mysliman, e shan me nënë e me gjyshe gazetarin

Ylli i Bayern Munchen, Franck Ribery ka nisur një fushatë me ofendime për ata që kritikuan vizitën e tij në restorantin e Salt Bae gjatë pushimit dimëror të Bundesligës.

Francezi postoi një video në mediat sociale duke shijuar një biftek me flori nën shoqërinë e kuzhinierit të famshëm, raporton Periskopi.

Bifteku që ai hëngri kushtoi 1200 euro, dhe kjo bëri që të vihej në dyshim jeta ‘modeste’ që pretendonte se jetonte ai.

Gazetari i shquar Audrey Pulvar, i cili nuk është parë kurrë sy me sy me Riberyn, ishte mes atyre që sulmuan 35-vjeçarin.

Ai i sugjeroi yllit të Bayern që ta shfrytëzoj pasurinë e tij më mirë dhe aty ku ka më shumë nevojë.

Komentet e tilla nuk i kanë pëlqyer Riberyt, i cili ka reaguar shpejtë për të treguar se ai ishte thjesht duke shijuar një pushim me familjen e tij gjatë një periudhe pushimi për futbollin gjerman.

Ribery ndjen se po akuzohet padrejtësisht – jo për herë të parë – dhe ka reaguar ashpër përsëri tek ata që preferojnë të përqendrohen në gabimet e supozuara të tij, në vend të të gjitha veprave pozitive që ai bën.

Ribery shkroi në llogarinë e tij personale të Twitter: “Le të vendosim gjërat drejt në 2019”.

”Le të fillojmë me ziliqarët, të zemëruarit, njerëzit që janë pjellë nga një prezervativ i prishur. Q*fsha nënat tuaja, gjyshet tuaja dhe madje edhe pemën tuaj familjare”.

”Nuk ju kam borxh asgjë, suksesi im është falë zotit, vetes, familjes dhe miqve të mi që besonin në mua. Të tjerët gjithmonë ishin thjesht gurë në këpucët e mia”, u shpreh i mllefosur ai.

Ish lojtari i Marseille më pas sulmoi edhe drejtpërdrejt gazetin e lartpërmendur. /Periskopi

Shpërndaje në: