Barcelona bën goditjen e dytë në merkato
Pas huazimi të mbrojtësit Murillo nga Valencia, Barcelona raportohet se ka arritur një marrëveshje tjetër.
Bëhet fjalë për mesfushorin e PSG, Adrien Rabiot, i cili thuhet se ka nënshkruar kontratën me ‘Katalunasit’, përcjell Periskopi.
Kontrata e Rabiot në ‘Parc des Princes’ skadon në verë dhe pikërisht në atë kohë do të kompletohet edhe transferimi i tij në ‘Camp Nou’.

Mesfushori italian do të zbarkojë në Barcelonë me parametra zero.
Ndërkohë, PSG duket se shumë shpejt e ka gjetur edhe zëvëndësuesin e tij. Mesfushori i Ajax, Frenk De Jong është afër marrëveshjes me gjigantin francez. /Periskopi



