Ndërroi jetë ish-futbollisti i njohur kosovar

Ndërroi jetë ish-futbollisti i njohur kosovar

Sporti kosovar e në veçanti futbolli e ka marr një lajm të dhimbshëm ditën e premte. Ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare veterani i futbollit gjakovar, Xhevdet Kurhasani. Ai e kishte një karrierë për lakmi ne futboll.

Ai kryesisht ka luajtur për Vëllaznimin dhe ishte pjesëtar i gjeneratës së parë të pas luftës, në edicionin 1945/46, atëherë kur Vëllaznimi quhej Ylli i Kuq dhe bënte gara në rangje të përbashkëta me Maqedoninë e Malin e Zi, në kuadër të Federatës së Futbollit të ish-Jugosllavisë, njofton Insporti.com.

Kurhasani është varrosur sot në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Shpërndaje në: