Aksident i tmerrshëm në skijim, ateron por harron të frenojë (VIDEO)
Turneu tradicional i Katër Kërcimoreve përfundon në Innsbruck, mirëpo, para fillimit të pjesës finale, gjegjësisht gjatë kualifikimeve, ndodhi një aksident, pamjet nga i cili u përhapën shumë shpejt në internet.
Garuesi kazak Sabirzan Muminov, kreu si duhet kërcimin e tij në kualifikime, por nuk frenoi fare pasi ra në tokë dhe kjo bëri që të përplaset në barriera dhe të rrëzohet duke pësuar lëndime të lehtë trupore.
Kërcimi dhe aksidenti i tij është dëshmia e radhës për rreziqet që bart ky sport, posaԭërisht për garuesit që nuk kanë shumë përvojë, në kërcimore me hapësirë të kufizuar për “frenim”, raporton Insporti.
Japonezi Kobayashi është fitues i tri garave të para në turneun e Katër Kërcimoreve dhe në rast se fiton në Innsbruck do të bëhet njeriu i tretë në histori të kësaj gare që i fiton të gjitha katër garat e një edicioni.



