Mourinho gjen skuadrën e re, rikthehet në Portugali?

Mourinho gjen skuadrën e re, rikthehet në Portugali?

Jose Mourinho kishte kohë për të shijuar Krishtlindjet pasi u shkarkua nga Manchester United, por tani është koha të merrë në dorë frenat e skuadrës së njohur portugeze. 

Special One ka dështuar në tre ekipet e fundit që ai ka drejtuar, duke mos përmbushur pritshmëritë e tij, transmeton Periskopi.

Sipas raporteve të fundit, Benfica po e sheh atë si një zëvendësim për Rui Vitoria, i cili u shkarkua kohët e fundit.

Mourinho didn't take long to bounce back after his Chelsea sacking either. Image: PA Images

Vitoria fitoi titullin me Benfican dy sezone rradhazi 2015/16 dhe 2016/17, por këtë sezon ata janë shtatë pikë prapa liderit Porto.

Kujtojmë se Mourinho filloi karrierën e tij menaxheriale me Benficën në vitin 2000, por kishte probleme me një president të ri të klubit dhe aventura e tij zgjati vetëm disa muaj duke fituar gjashtë prej 11 ndeshjeve. /Periskopi

Shpërndaje në: