Ju kujtohet momenti kur Prishtina dhe Rahoveci kishin ndërruar basketbollistët
Një ngjarje e jashtëzakonshme dhe komike kishte ndodhur në vitin 2017 në basketbollin kosovar.
KB Sigal Prishtina dhe KB Rahoveci ishin përforcuar me nga një basketbollistë amerikan, Mike Moser përkatësisht Ronald Farmer-Blanchard, shkruan Periskopi.
Të dy këta basketbollistë kishin zbarkuar përnjëherë në Prishtinë dhe kjo ka mjaftuar që të ndodh një gabim qesharak.
I deleguari i KB Prishtinës ka hasur në basketbollistin e KB Rahovecit, Ronald Farmer-Blanchard, për të cilin ka menduar se është basketbollisti i tyre, Mike Moser, ndërsa ky i fundit ka mbetur në aeroport.
Por, situata është qartësuar, kur në aeroport kanë mbërritur zyrtarët e Rahovecit, të cilët kanë parë që amerikani që ishte në aeroport ishte Moiser, basketbollisti i KB Prishtinës.
Pastaj të dy skuadrat kanë komunikuar, ka ndodhur shkëmbimi dhe të dy basketbollistët kanë vazhduar për atje ku ishin nisur.
Megjithatë, ky rast do të mbetet gjatë në kujtesat e basketbolldashësve në Kosovë, si një nga situata më komike që ka ndodhur ndonjëherë. /Periskopi




