Shau me nënë, gjyshe dhe me trungun familjar, Bayern merr masa të ashpra për Ribery
Bayern Munchen do të vendosë ‘një gjobë të rëndë’ ndaj Franck Ribery për shpërthimin e tij të çuditshëm në mediat sociale, pas kritikave të mëdha në internet në një video ku ai hëngri një biftek me flori me vlerë prej 1200 eurove.
Drejtori sportiv i klubit Hasan Salihamidzic konfirmoi të dielën se rasti i lojtarit është trajtuar dhe një gjobë e rëndë do të lëshohet pas sjelljes së tij, shkruan Periskopi.
Francezi shpërtheu në kritika në Twitter dhe Instagram të shtunën, që i synonte ata që e kishin kritikuar pasi kishte ngrënë ‘biftekun e artë’ në një restorant të famshëm dhe e ngarkoi një video në internet.
“Ai ka përdorur fjalë që ne, FC Bayern, nuk mund t’i pranojmë dhe Franck nuk ka të drejtë t’i përdorë, si model rol dhe lojtar i FC Bayern”, shtoi Salihamidzic.
Ribery fiton 8 milionë euro në sezon nga ‘Bavarezët’. /Periskopi
LEXO EDHE:
Ribery harron që është mysliman, e shan me nënë e me gjyshe gazetarin



