Të gjithë kanë mbetur të çuditur: Si qëndroi në këmbë boksieri që pësoi goditje të njëpasnjëshme (VIDEO)
Njëra ndër ndeshje më të çmendura të boksit për vitin 2018 mbetet edhe ajo mes Carl Frampton e Josh Warrington.
Ky i fundit arriti ta mbronte titullin e botës në IBF për peshat featherweight (54 kg – 57 kg), shkruan Periskopi.
Ndeshja zgjati 12 raunde, por megjithatë dy raundet e para ishin drithëruese dhe të çmendura.
28 vjeçari Warrington e nisi ndeshje furishëm me goditje të njëpasnjëshme dhe të forta, por boksieri nga Irlanda e Veriut qëndroi në këmbë.
Kjo ka zgjuar një debat të madh se si ka mundur që pas këtyre goditjeve, Frampton të qëndronte në këmbë dhe më pas meçi të zgjatej deri në 12 raunde. /Periskopi



