Në këtë ditë të vitit 2012, ja çka bëri Thierry Henry
Thierry Henry bëri rikthimin e tij në stadiumin ‘Emirates’ gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2011/12, duke e bërë debutimin e tij të dytë kundër Leeds United në një ndeshje të FA Cup.
Ishte një moment historik që u bë edhe më i mirë nga një skenë me të vërtetë e paharrueshme që do të mbetet gjatë në kujtesat e tifozëve të Arsenal, përcjell Periskopi.
Francezi do të shënonte golin vendimtar qysh në ndeshjen e parë dhe e festoi sikur të ishte i pari me fanelën e ‘Topçinjëve’.
Henry scores on Arsenal return against Leeds | FA Cup 3rd Round 2012 https://t.co/SebSC49Wtu via @YouTube
— Olivier (@LethalLichti) January 6, 2019
Ai e përshkruan këtë moment si më të mirin që nga koha kur u bashkua me Arsenalin nga Juventusi, 19 vite më parë për 11 milionë funte.
Henry është i vetmi lojtar që ka fituar tre herë çmimin ‘Futbollisti i Vitit’, duke u bërë gjithashtu golashënuesi më i mirë i vendit të tij. /Periskopi



