Tifozët votojnë për zëvëndësuesin e Valverdes

Tifozët votojnë për zëvëndësuesin e Valverdes

Tifozët e Barcelonës kanë votuar se kush duhet të zëvendësojë trajnerin e tanishëm Ernesto Valverde dhe rezultatet janë shumë, shumë interesante.

Valverde u emërua trajneri i Barcelonës në maj 2017, por raportet thonë se ai do të largohet në fund të sezonit, transmeton Periskopi.

Një sondazh është publikuar nga e përditshmja spanjolle Marca, ku kanë marrë pjesë mbi 70 mijë persona.

Më i votuar, i cili sipas tifozëve është ideal për ta zëvëndësuar trajnerin aktual, është ish mesfushori Xavi Hernandez, që ka marrë 31 përqind të votave.

Trajneri aktual i Betis, Quique Setien ka marrë 30 përqind. /Periskopi

Image: Marca
Image: Marca

Shpërndaje në: