Reali si Fero, po ia ‘terron’ kushdo (VIDEO)
Edhe zyrtarisht Real Madrid është në krizë.
Edhe pse pritej që emërimi i trajnerit të ri Santiago Solari ta këndellte ekipin, kjo nuk po ndodh.
‘Galaktikët’ kanë pësuar humbje në ‘Santiago Bernabeu’ 0 me 2 nga Sociedad.
Mysafirët e nisën për mrekulli takimin, pasi në aksionin e parë fituan penallti, të cilën William Jose (3′) e shëndrroi në gol.
Më pas, Reali i vuri të gjitha forcat në sulm, me raste të shumta por pa realizuar.
Për t’u keqësuar punët edhe më shumë, Lucas Vazquez (61′) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Ani pse me një lojtar më pak, ‘Los Blancos’ vazhduan sulmet, teksa gjyqtari i ndeshjes Munuera Montero ishte tejet në presion, pasi kishte raste të dyshimta në favorin e Realit.
Për t’i dhënë goditjen finale u përkujdes Pardo (83′), që mposhti me kokë portierin Courtois.
Reali gjendet në vendin e pestë me 30 pikë, teksa Sociedad në vendin e 11 me 22 pikë./Periskopi



