‘Ndahen’ Tovërlani e Ferizaji, këto janë arsyet

‘Ndahen’ Tovërlani e Ferizaji, këto janë arsyet

Afrim Tovërlani nuk është më trajner i Ferizajit.

Trajneri i suksesshëm i futbollit kosovar ka vendosur t’i ndajë rrugët me skuadrën nga IPKO Superliga pasi durimit dhe pritjes së tij i ka ardhur fundi.

Në fakt, kryesia e klubit “ka fjetur” gjatë këtij dimri dhe nuk i ka përmbushur premtimet.

Andaj, “Toki” sot i dha fund eksperiencës në Ferizaj, ekip të cilin e udhëhoqi në pjesën e parë të sezonit.

“Po, jam ndarë me Ferizajn pasi u bë e tepërt. Kam pritur të përmirësohen gjërat, por kjo nuk ndodhi. Kryesia nuk i mbajti fjalët, pasi kishin planifikuar t’ua paguanin borxhet lojtarëve dhe transportin, si dhe t’i transferonin 4-5 futbollistë për ta siguruar ekzistencën, por kjo nuk ndodhi. Andaj, në fund vendosëm që secili të shkojë rrugës së vet. Nuk e pash të udhës të sakrifikohesha. Shpëtim i vetëm për këtë klub është privatizimi”, theksoi Tovërlani për Express.

Ai tregoi tutje se e ka pasur një ofertë së fundmi, por që nuk e ka pranuar dhe me shumë gjasë do të pushojë deri në qershor, në mënyrë që ta marrë një klub gjatë verës dhe ta ndërtojë vetë.

Shpërndaje në: