Prezantohet transferi i ri i Realit: Ëndërr që u realizua

Prezantohet transferi i ri i Realit: Ëndërr që u realizua

Edhe zyrtarisht Real Madrid ka prezantuar transferin e ri, Brahim Diaz. 

19 vjeçari ka kompletuar dje transferimin te ‘Galaktikët’ dhe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, përcjell Periskopi.

“Kam arritur te klubi ku kam ëndërruar të luaj si i ri”, tha Diaz pasi u prezantua si lojtar i Real Madrid.

“Unë kisha tre opsione, të luaj për Real Madridin, të luaj për Real Madridin, apo të luaj për Real Madridin”, deklaroi ai.

Diaz karrierën e tij e filloi me të rinjët e Malagas, teks do përfitoj 3.5 milionë në sezon dhe do ta bart fanelën me numri 21. /Periskopi

Shpërndaje në: