E pabesueshme: Plas skandali në Spanjë, gjyqtarët e VAR-it festojnë golin kundër Real Madridit (VIDEO)
Nuk kanë të ndalur skandalet.
Tani rradhën e ka Spanja, më saktësisht ndeshja mes Real Madrid dhe Real Sociedad, ku mysafirët realizuan fitore 0 me 2, ku kishte shumë raste të kontestuara, shkruan Periskopi.
Për t’i dhënë edhe më shumë shkëndijë këtij takimi është përkujdesur e përditshmja spanjolle AS, e cila ka publikuar një video ku shihet se gjyqtarët e dhomës së VAR festuan golin e Sociedad.
Së pari, kartoni i kuq ndaj Lucas Vazquez ishte i dyshimt, për të vazhduar me dy penallti të pastra që iu mohuan Real Madridit, por Dhoma e Video Asistencës vazhdoi heshtjen.
Nga ky skandal pritet të reagojë Real Madridi, që me gjasë do të kërkoj nga Federata e Futbollit të Spanjës të merren masa ndaj gjyqtarit Munera Montero. /Periskopi



