A e do Chelsea rikthimin e Lukakut?
Këtij debati i është shtuar edhe trajneri i të kaltërve të Londrës, Antonio Conte.
Italiani thotë se skuadra e tij nuk ka nevojë për belgun, dhe se nuk ndihet i zhgënjyer që nuk e riktheu në verë në skuadër.
“Jo, absolutisht nuk jam i zhgënjyer që nuk e kthyem në skuadër”, deklaroi Conte.
“Ne kemi Diego Costan i cili është duke luajtur futboll fantastik, jo vetëm duke shënuar shumë gola, por duke punuar shumë dhe shumë mirë për skuadrën”. /Periskopi.com



