30 mijë karrigie të zbrazura, fërshëllima për trajnerin – çfarë po ndodh me Realin?

30 mijë karrigie të zbrazura, fërshëllima për trajnerin – çfarë po ndodh me Realin?

Pothuajse 30,000 vende të lira në ‘Santiago Bernabeu’ në ndeshjen ndaj Sociedad treguan historinë e sezonit deri më tani për Real Madridin. 

Humbja 2 me 0 ndaj Sociedad thelloi zemërimin e tifozëve. Ata janë jashtë zonës Champions dhe 10 pikë pas udhëheqësve të Barcelonës, përcjell Periskopi.

Santiago Solari ka humbur besimin që kishte disa muaj më parë. Ai u sulmua nga Marca javën e kaluar pasi tha: ”Nuk duhet të nënvlerësojmë barazimet”.

Real Sociedad's Willian Jose celebrates scoring as Raphael Varane looks dumbstruck

Dje, të gjithë do ishin të gëzuar po të kishte marrë Reali një barazim, që sipas trajnerit është i kënaqshëm, por as ajo nuk ndodhi.

”A është ky fundi i një epoke?” Sergio Ramos u pyet pas ndeshjes. ”E pra kemi fituar një tjetër trofe, pak më shumë se një javë më parë”, u përgjigj kapiteni.

A do ta këndellte Realin një trajner si Jose Mourinho?

Mourinho previously managed Real Madrid between 2010 and 2013, winning La Liga

Ndoshta. Ndoshta sepse strategjia e portugezit mund ta bënte që ‘Galaktikët’ të shfaqeshin me një fytyrë të re… apo të dështonin, sikur me trajnerët paraprakë.

Frika e vetme është marrëdhënia e ngjeshur e Mourinhos me lojtarët, çka po e penalizon rikthimin e tij në ‘Bernabeu’. /Periskopi

Shpërndaje në: