Cila është historia e kësaj fotoje?

Cila është historia e kësaj fotoje?

Futbolli kosovar ka kaluar në periudha shumë të vështira përgjatë më shumë se dy dekadave në izolim në raport me mekanizmat ndërkombëtarë.

Periudha e viteve të 90-ta është quajtur “dekadë e sakrificës”, pikërisht për shkak se sporti në atë kohë ka qenë më shumë sakrificë dhe rrezik sesa gjithçka tjetër .

Nga ajoi kohë daton dhe kjo fotografi e shkrepur në Dumnicë, nga Tarik Pagarusha, atëbotë reporter i revistës Top Sporti.

Në fushën në Dumnicë, ishte zhvilluar ndeshja ndërmjet Besianës dhe Kosovës (P), që kishte përfunduar me rezultat 1:1, përcjell insporti.

Në këtë foto shihen futbollistët e Besianës që “dushin” pas ndeshjes po e bënin në lum, që nuk ishte praktikë e pazakontë në vitet e 90-ta kur ndeshjet zhvilloheshin në livadhe dhe fusha të improvizuara.

Në foto shihen Gani Zhugolli, Erroll Konushevci, Adil Vokrri, Përparim Buzaku e futbollistë të tjerë të kohës, të cilët u bënë të “famshëm” në Evrope, për shkak se kjo foto depërtoi dhe u publikua edhe në disa media ndërkombëtare, në kohën kur lajme për Kosovën kishte pak, transmeton Insporti nga arkivi i FFK-së.

Si e tillë, mbetet shumë e rëndësishme dhe kujtim i një kohe për të cilën të gjithë udhet të jemi të lumtur që e kemi mbijetuar.

Shpërndaje në: