Zbulohet flirti i presidentes kroate me yllin e kombëtares franceze
Ceremonia e medaljeve në Kampionatin Botëror të Futbollit Rusia 2018, ishte një nga nga ngjarjet mëtë transmetuara dhe të shikuara të këtij viti dhe hsumë njerëz mbajnë në mend shiun e madh, problemet në protokoll dhe kuptohet Presidneten e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic, e cila ishte ndër zyrtarët e lartë që dhuruan medaljet.
Mirëpo, disa muaj pas kësaj ngjarjeje, Adil Rami, ylli i kombëtares franceze dhe i dashuri i seks simbolit amerikan Pamela Anderson, zbuloi një detaj interesant nga kjo ceremoni.
“Presidentja e Kroacisë me komplimentoi se i kisha mustaqet e bukura, kurse unë iu përgjigja se shumë më pëlqen Mikonosi”.
Rami : “Après la finale, la présidente de la Croatie me regarde et me dit ‘belle moustache’. Et moi, je lui réponds ‘j’adore Mykonos’. Je ne sais pas pourquoi, j’ai toujours confondu la Grèce et la Croatie.” #2emeEtoile pic.twitter.com/DvtjtSmYQx
— Actu Foot (@ActuFoot_) January 2, 2019
Kuptohet, këtu më shumë sy bie injoranca totale e Ramit për gjeografi të shkollës fillore, ku mësohet se Mikonosi është ishull në Greqi, e jo në Kroaci, madje për këtë përgjigje të tij, Olivier Giroud, Ramit ia kishte mbajtur një mësim gjeografie falas, pikërisht në ceremoninë e medaljeve.
Sidoqoftë, fakti që Rami ëhstë i dashuri i Pamela Andersonit, njërës nga femrat më seksi të viteve të 90-ta, e cila vazhdon të jetë aktuale në media më shumë për skandale dhe famën e dikurshme, dhe popullariteti i Presidentes kroate, e kanë bërë lajm edhe këtë postim të futbollistit, ashiqare injorant.
Kujtojmë se Pamela Anderson është 51 vjeçe, që i bie të jetë 1 vjet më e vjetër sePresidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic dhe 18 vjet më e vjetër se Rami 33 vjeçar.



