Hidhet shorti i FA Cup, duel titanësh mes gjigantëve të Premier Ligës
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Wolves dhe Liverpool është hedhur shorti për raundin e katërt të FA Cup.
Sfida më interesante do të jetë ajo mes Arsenal dhe Manchester United, shkruan Periskopi.
Chelsea do përballet me fituesin e ndeshjes Luton/Sheffield Wednesday, ndërsa Manchester City mirëpret Burnleyn.
Ndeshje do të luhen mes 25 dhe 28 janar. /Periskopi





