Trajneri i Bayernit i lumtur me mesfushorin kosovar Shabani

Trajneri i Bayernit i lumtur me mesfushorin kosovar Shabani

Maritan Shabani është ndër lojtarët e rinj shqiptarë që luajnë në ligën elitare së Bundesligës.

Mesfushori shqiptar është pjesë e skuadrës më të madhe gjermane të Bayhern Munichut.

Rreth cilësisë së lojtarit ka folur së fundi edhe trajneri i ekipit, kroati Niko Kovac, i cili ka lavdëruar lojtarin.

“Hasan Salihamixhiq merret me transferimet, por Meritani është duke u zhvilluar mirë. Jam i lumtur. Ai ka luajtur shumë ndeshje për ekipin e të rinjve”, ka thënë Kovac për “welt.de”.

Javën e kaluar është raportuar prej medieve holandeze se për shërbimet e 19-vjeçarit është interesuar skuadra e madhe e Ajaxit.

Theksojmë se futbollisti këtë edicion për ekipin e parë të gjigantit gjerman ka luajtur dy ndeshje, një në Bundesligë dhe një në Kupën gjermane.

Ndryshe, ai ka kontratë të vlefshme me bavarezët deri në qershor të vitit 2020.

Shpërndaje në: