Bayerni dështon ndaj Hoffenheim

Bayerni dështon ndaj Hoffenheim

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka barazuar me rezultat 1:1.

Demirbay kaloi mysafirët në epërsi duke shënuar në minutën e 16 pas asistimit nga Amiri. Ai la të shtangur portierin e Bayernit, Neuer me një goditje të fuqishme.

Bayernit një pikë ia siguroi Zuber duke shënuar autogol në minutën e 34.

Edhe pas barazimit Bayerni vazhdon të jetë lider me 24 pikë.

Shpërndaje në: