City ndalohet nga Middlesbrough
Golin e vetëm për “Qytetarët” e shënoi Sergio Aguero 2 minuta pa përfunduar pjesa e parë, pasi shfrytëzoi një krosim fantastik nga Kevin De Bruyne, i cili nga krahu i djathtë shërbeu sulmuesin argjentinas.
Por mysafirët arritën të barazojnë gjithçka në kohën shtesë të takimit duke barazuar përmes Martin De Roon.
Me këtë barazim City përforcon pozitën e parë me 24 pikë, 1 më shumë se Arsenali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com



