Fundi i diskutimit? Walker pretendon se është më i mirë se Ronaldo e Messi
Kyle Walker duket se ka vendosur debatin e gjatë se kush është lojtari më i mirë në botë.
Dhe nuk është as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo, pasi mbrojtësi i Manchester Cityt ka deklaruar me shaka se është ai është numri një, transmeton Periskopi.
Ylli anglez ka bërë një postim në Instagram, duke e cilësuar veten si më të mirin në botë.

”Gola në vitin 2019: Ronaldo 0 – Walker 1. Gola në Carabao Cup: Messi 0 – Walker 1”, shkroi ai.
Kjo ishte një shaka e mbrojtësit të ‘Qytetarëve’, pasi ylli portugez ende nuk e ka bërë ‘sefte’ në vitin 2019, kurse argjentinasi nuk merr pjesë fare në ‘Carabao Cup’. /Periskopi



