Zyrtare: Cesc Fabregas shkon te Henry në Principatë

Zyrtare: Cesc Fabregas shkon te Henry në Principatë

Edhe zyrtarisht, Cesc Fabregas është lojtar i ri i Monakos.

Mesfushori i famshëm spanjoll është bashkuar me gjigantin francez pas disa edicionesh të kaluara te Chelsea.

Ndeshja me Nottingham ishte lamtumirëse për Cesc dhe për këtë ndarja e tij me Chelsean ishte me lot.

Thierry Henry ka qenë më meritori për këtë transferim pasi që trajneri francez e ka bindur dikur bashkëlojtarin e tij te Arsenali.

Fabregas ka përvojë të madhe si lojtar i Arsenalit e Barcelonës.

Shpërndaje në: