Vakia e vitit ndodh në Angli, kapet duke spiunuar ekipin kundërshtarë me dylbi
Derby County ka konfirmuar se policia është kontaktuar pasi një punonjës i Leeds United u kap “duke vepruar me dyshim” jashtë terrenit të tyre të stërvitjeve.
Ekipi i Frank Lampard gjendet në vendin e gjashtë në tabelë, ndërsa ai i Bielsas është lider në Championship, ndërsa sonte do të përballen me fillim nga ora 20:45, përcjell Periskopi.
Por të enjten u tha se një spiun i Leeds ishte zbuluar në terrenin e stërvitjeve të Derby-t, me klubin që konfirmonte detajet në një deklaratë për uebsajtin e tyre.
Officers have just attended the Training Ground for @dcfcofficial After a suspicious male was seen at the perimeter fence. Excellent searching conducted & male was located. All checks above board!
Keeping the team safe to bring home a win against #LUFC on 11th! #SpyingIsCheating pic.twitter.com/a12Zj8gISX— Derby Response Unit – Derbyshire Constabulary (@DerbyResponse) January 10, 2019
Derby konfirmoi se incidenti kishte ndodhur të enjten në mëngjes, më saktësisht në orën 11:20. Ata nuk kanë dhënë ndonjë detaj shtesë, deri në diskutimin me ekipin e Leeds.
Edhe policia e Derbyt e ka konfirmuar rastin: ”Oficerët u thirrën rreth orës 11:20 të enjten, më 10 janar, me raportimet që një njeri po vepronte me dyshim jashtë terrenit të stërvitjeve në Morley Road, Derby. Një njeri u gjet në rrethimin e perimetrit të Moor Farm dhe ka dhënë deklaratën”. /Periskopi



