Wladimir Klitschko bën rikthim sensacional në boks?!

Wladimir Klitschko bën rikthim sensacional në boks?!

Gazetari i boksit, Steve Bunce ka bërë një pretendim të madh se ish kampioni i peshave të rënda në botë, Wladimir Klitschko mund të kthehet në ring në prill për t’u përballur me një boksier britanik në Wembley.

Për një kohë të gjatë divizioni i peshave të rënda në boks ishte gjiganti i fjetur i sportit. Ngjarja blu e boksit ishte shumë e painteresant dhe nuk kishte asnjë sfidues të mundshëm për të dy vëllezërit Klitschko, përcjell Periskopi.

Shumë gjëra kanë ndryshuar për një kohë të shkurtër, rreth tre vite që kur Tyson Fury përfundoi mbretërimin e Wladimir Klitschko si kampion botëror, dhe divizioni i peshave të rënda është kthyer si më e përfolura në sport – siç duhet të jetë.

Related image

Gazetari i respektuar i boksit, BBC dhe BT, Steve Bunce ka zbuluar lajmin se Wladimir Klitschko mund të jetë i vendosur të kthehet nga pensioni për t’u përballur me një “peshë të rëndë britanike” në Wembley, ku shumë spekulojnë se është Dillian Whyte.

”Wladimir Klitschko po kthehet, ai do të luftojë përsëri dhe kam dëgjuar që do përballet me një peshë të rëndë britanike”.

”Nuk është Fury e as Joshua”.

”Dhe kjo do të ishte seksi, do të ishte një kënaqësi e madhe, dhe  do të ishte lloji i luftës që do të qetësonte njerëzit nëse do të kishin bërë plane udhëtimi për Wembleyn”, deklaroi ai. /Periskopi

Shpërndaje në: