Mourinho te Reali? Konfirmon portugezi

Mourinho te Reali? Konfirmon portugezi

Jose Mourinho mund të ketë pasur një fundvit shumë të keq, por ai së shpejti mund të kthehet përsëri në krye të një prej klubeve më të mëdha në botë nëse do të besohen spekulimet, te Real Madrid.

Karriera e teknikut portugez ka qenë e çuditshme. Kur gjërat shkuan keq për ‘Special One’ te Chelsea herën e parë, ai gjeti Interin.

Më pas atij iu dha mundësia ta drejtonte Real Madridin, e për t’u kthyer sërish te Chelsea dhe kur ‘Blutë’ e shkarkuan atë për herë të dytë, ai u bë shpejt trajneri i Manchester United.

Could Mourinho be Real manager once again? Image: PA Images

Duke u bazuar në këtë trajektore, më para Mourinho do të ishte Kryeministër se sa të rikthehet te Chelsea.

”Kur një trajner apo një lojtar kthehet, kjo do të thotë diçka pozitive që ne e bëmë. E ndjeva kur u ktheva te Chelsea”.

”Kur një profesionist kthehet ose është ftuar të kthehet në një klub, është një nder i madh”.

”Nuk është një garë në errësirë. Klubet po përpiqen të punësojnë një lojtar apo trajner që ata e njohin, që ka qenë pjesë e tyre dhe nëse ju ftojnë, kjo është për shkak se ata e njohin vlerën e personit”, deklaroi Mourinho duke aluduar në rikthimin te Reali. /Periksopi

Shpërndaje në: