E jashtëzakonshme: Naser Brahimi shumë pranë Arsenalit
Yacine Naser Eddine Brahimi është shumë pranë transferimit te gjiganti anglez, Arsenal.
Mesfushori francez, me prejardhje algjeriane, ka rënë në radarin e ‘Topçinjëve’ pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Porton, shkruan Periskopi.
Kontrata e 29 vjeçarit pritet të skadoj në fundin e këtij sezoni dhe synimi i Arsenalit është që ta transferoj me parametra zero.

Brahimi ka realizuar gjashtë gola në 19 paraqitje me ish kampionin e Portugalisë.
Everton dhe Inter janë skuadrat tjera që kanë paraqitur interesim për të, derisa ekipi i Unay Emery duket më favoriti për ta transferuar atë.
Mesfushori i Portos shihet si zëvëndësuesi i Aaron Ramsey, i cili me gjasë në verë do transferohet te Juventusi. /Periskopi



