Sot do të zhvillohen edhe 4 ndeshje të Vala Superliga
Sipas plan programit të Vala Superligës së Kosovës në futboll, sot zhvillon edhe 4 ndeshje të tjera në kuadër të javës së 13-të të kampionatit elitar të Kosovës
Në përballjet e ditës së djeshme, Feronikeli mposhti Gjilanin me rezultat minimal 1:0, derisa me shifra identike përfundoi edhe takimi mes Drenicës dhe Hajvalisë.
Sot do të zhvillohetn edhe 4 ndeshje tjera. Prishtina pret Lirinë, me kryeqytetasit që do të kërkojnë të qëndrojnë në hap me liderin Feronikelin, e cila i shkon Dritës së Ismet Munishit si mysafir.
Trepça-Llapi është gjithashtu një tjetër duel interesant për tu përcjellur, pasi mitrovicasit do të kërkojnë të shkëputen nga vendi i fundit në tabelë, pozitë të cilën e ndajnë me Hajvalinë dhe Dritën që kanë pikë të barabarta.
Dhe në fund, Ferizaji do të jetë nikoqir i Besës në përballjen tjetër interesante të kësaj jave.
Kujtojmë se të gjitha takimet fillojnë nga ora 13:00. /Periskopi.com



