Pak para se të dilte në fushë kundër United, ylli i Spurs rrahu gruan – Arrestohet
Mbrojtësi i Tottenham Hotspurit, Serge Aurier, është arrestuar me dyshimin për sulm ndaj bashkëshortes pak orë para ndeshjes që ekipi i tij e humbi ndaj Manchester Unitedit.
26-vjeçari është arrestuar një ditë para ndeshjes së të dielës me dyshimin se ka rrahur bashkëshorten pas një mosmarrëveshje që kanë pasur, raportojnë mediat në Angli.
Këto akuza i ka mohuar mbrojtësi francez dhe Policia e Hertfordshire e ka liruar pa ndonjë me procedurë të rregullt.



