Chelsea do ta bëjë këtë gjë për Petr Cech
Chelsea është gati t’i ofrojë portierit të Arsenalit Petr Cech një rol me ta në fund të sezonit, kur ai tërhiqet nga futbolli, kupton Goal.
36-vjeçari njoftoi se do të pensionohet në fund të sezonit pas një karriere të lavdishme që përfshinte 11 vite tek Chelsea – një periudhë që ishte më e suksesshme në historinë e klubit, përcjell Periskopi.
Vendimi për të rikthyer Cech do të ndiqte strategjinë e klubit, duke i njohur kontributet e disa prej lojtarëve më të mirë të tyre duke u ofruar role kur karriera e tyre në fushë përfundon.

Portieri i ‘Topçinjëve’ ka ende kohë për të bërë një plan konkret mbi hapin e tij të ardhshëm, pasi ai largohet nga Emirates, duke preferuar të përqëndrohet për të fituar një trofe në sezonin e tij të fundit.
Megjithatë, atij mund t’i ofrohet një rol si trajner, ekzekutiv, ose si ambasador.
Eddie Newton, Paulo Ferreira, Tore Andre Flo, Gianfranco Zola, Hilario, Carlo Cudicini, Andy Myers, Joe Edwards dhe së fundmi Joe Cole janë pjesë e stafit të ‘Bluve’, ndërsa Didier Drogba, Michael Ballack dhe Michael Essien kanë bërë të gjithë punë për Chelsean në role të ambasadorëve. /Periskopi



