Zyrtare: Liverpool bën një tjetër lëvizje të mrekullueshme

Zyrtare: Liverpool bën një tjetër lëvizje të mrekullueshme

Pas Andrew Robertson, Liverpool ka njoftuar se ka arritur marrëveshje edhe me mbrojtësin e djathtë, Trent Alexander-Arnold.

20 vjeçari ka nënshkruaj kontratë afatgjate me ‘Të Kuqtë’, që do ta mbaj në Anfield edhe për pesë vitet e ardhshme, përcjell Periskopi.

”Jam i ngazëllyer dhe shumë krenar”, tha pas rinovimit anglezi.

”Kur klubi më ofroi kontratën e re, unë nuk kisha asnjë dyshim. Tashmë na duhen vetëm sukseset”.

”Bashkë mund t’ia dalim”, deklaroi ish anëtari i akademisë së Liverpool.

Alexander-Arnold ka bërë 67 paraqitje për ekipin senior që nga sezoni 2016/17, duke shënuar katër gola. /Periskopi

Shpërndaje në: