Fillon rënien Liverpooli: Po mposhtet nga Crystal Palace
Crystal Palace ka kaluar në epërsi ndaj Liverpool në ndeshjën e xhiros së 23-të në kuadër të Premierligës angleze.
Golin për mysafirët e ka shënuar Townsend në minutën e 34′ pas një asistimi të Zaha.
Aktualisht po zhvillohet minuta e 40 por rezultati mbetet njësoj. Në rast se Liverpooli pëson ndërkaq City fiton, diferenca mes kundërshtarëve do të ishte vetëm një pikë. /Periskopi



