Werderi fiton falë Milot Rashicës, tifozët të ngazëllyer me yllin e Kosovës (VIDEO)
Werder Bremen arriti fitore të madhe si mysafir i Hannover.
Djemtë e Kohfeldt fituan me rezultat minimal, falë golit të Milot Rashicës (32′), që u gjend në vendin dhe momentin e duhur.
Me këtë fitore, Werder Bremen ngjitet në vendin e 8 me 25 pikë, tre pikë më pak se sa zona evropiane.
Pas kësaj fitoreje, tifozët kanë shpërthyer në lëvdata për yllin e Kosovës, Milot Rashica, i cili gjatë gjysmë sezonit të parë nuk ka pasur shumë minuta.
Megjithatë, pas paraqitjes së sotme është e garantuar që ai do të vazhdojë të jetë pjesë e formacionit të Werder. /Periskopi



