Liverpool me vështirësi për tre pikë, Manchester United nuk ndalet së fituari (VIDEO)

Liverpool me vështirësi për tre pikë, Manchester United nuk ndalet së fituari (VIDEO)

Liverpool ka marrë fitore tejet të vështirë, por me vlerë tre pikë. 

‘Të Kuqtë’ mposhtën në Anfield 4 me 3 Crystal Palacen, e cila javë më parë befasoi edhe Manchester Cityn.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e mysafirëve, falë golit të Townsend (34′).

Me të nisur pjesa e dytë, Mohamed Salah (47′) dhe Roberto Firmino (53′) përmbysën rezultatin në favorin e vet.

Por ku mendohej se Liverpool do të shënonte tjetër gol, mbrojtësi Tomkins (65′)  baraspeshoi edhe njëherë gjërat.

Për ta eikthyer epërsinë e L’pool u përkujdes Mohamed Salah (75′), i cili arriti kuotën e 50 golave në Premier Ligë.

Deri në fund, James Milner (89′) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Sadio Mane (90+3′) shënoi për 4 me 2.

Max Meyer (90+5′)  vulosi rezultatin 4 me 3.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool mbetet në vendin e parë me 60 pikë, kur ekipi i Hodgson në vendin e 14 me 22 pikë.

Ndërkohë, Manchester United vazhdon të mbetet i pamposhtur me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

‘Djajtë e Kuq’ arritën edhe fitoren e shtatë rradhazi duke e mposhtur në shtëpi Brightonin 2 me 1.

Pjesa e parë i takoi tërësisht Unitedit, që shënuan dy golat nëpërmjet Paul Pogbas (27′) dhe Marcus Rashford (42′).

Deri në fund krejt çka bëri ekipi mysafir ishte shënimi i golit, nga Gros (72′).

United tashmë ngjitet në vendin e pestë me 44 pikë, ndërsa Brighton në vendin e 13 me 26 pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: