Reali Madrid lideri i ri në La Liga (Video)
Zinedine Zidane kishte vendosur të mos startojë me Benzeman duke e zëvendësuar me spanjollin në formë, Morata.
Pas një aksion të gjatë të madrilenëve, ishte Bale i cili pranoi një assist nga Isco në miuntën e 38’. Vetëm pak minuta më vonë nga afërsia sërish Bale u gjend më së miri për të shënuar për 2-0 (45+1’).
Në pjesën e dytë Morata shtoi edhe një gol në vazhdën e dominimit, me asistim të Toni Kroos (76’).
Rezultati 3-0 ishte përfundimtar dhe me këtë fitore Real Madridi përforcon kreun në La Liga me 27 pikë në vendin e parë, pesë pikë më shuëm se Barcelona që sonte i shkon Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan. /Periskopi.com



