Hendbollisti si Carlos: Ekzekuton penalltinë dhe të gjithë mbesin të habitur (VIDEO)
Hendbollisti i Angolas, Edvaldo Ferreira do të mbahet mend gjatë për njërën ndër penalltitë më unike në këtë sport.
Kombëtarja e Angolas u eliminua në raundin preliminar të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Gjermani dhe Danimarkë, transmeton Periskopi.
Pavarësisht eliminimit, Angola, veçanërisht Ferreira do të mbahen mend gjatë për ekzekutimin e 7 metërshit në mënyrë unike.
Ajo ngjason me golin e Roberto Carlos ndaj Francës, me topin që ishte duke shkuar jashtë portës, por mori kthesë dhe mposhti portierin Barthez.
https://www.youtube.com/watch?v=3ECoR__tJNQ
Ndërsa kjo është penalltia e ekzekutuar nga hendbollisti. /Periskopi
https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=CRqTxAohCzk



