”Këta lojtarë janë të vështirë për t’u motivuar”, karikatura e ditës i kushtohet Chelseat (FOTO)
Karikaturisti i njohur, Omar Momani ka bërë një karikaturë tejet interesante për deklaratën e Sarrit pas ndeshjes.
”Unë jam jashtëzakonisht i zemëruar, shumë i zemëruar me të vërtetë. Kjo humbje ishte për shkak të mentalitetit tonë. Nuk mund ta pranoj. Kemi pasur një problem të ngjashëm kundër Tottenhamit në ligë. Duket se ky grup i lojtarëve është jashtëzakonisht i vështirë për të motivuar”, kishte thënë tekniku italian, përcjell Periskopi.
E Omar Momani e ka bërë një karikatur interesante, duke e vendosur Eden Hazard me mendje te Real Madridi, ndërsa Alvaro Morata mezi po e pret transferimin te Atletico.
‘Blutë’ u mposhtën 2 me 0 nga Arsenal në Emirates, në një nga përformancat më të dobëta këtë sezon. /Periskopi



