Zyrtare: Gattuso i jep lajmin e keq tifozëve të Milan
Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se Gonzalo Higuain është larguar nga ‘Rossonerët’.
Sulmuesi argjentinas ishte i lidhur qysh nga vera me transferimin te Chelsea, por për shkak të disa mosmarrëveshjeve tek klubi londinez ai kaloi te Milan, përcjell Periskopi.
Por qysh në merkaton e janarit, ish sulmuesi i Juventus ka vendosur që të transferohet në Stamford Bridge.

Këtë lajm e ka pranuar edhe Gattuso, që ka thënë se gjërat mund të shkonin më mirë.
”E pranoj vendimin e tij. Sigurisht, ne mund të kishim bërë më shumë dhe ndoshta mund ta ndihmonim që të përshtatej më shumë”, konfirmoi shkurt tekniku italian transferimin e Higuain te Chelsea. /Periskopi



