Eliminohet Roger Federer, tenisti zvicerian tregon pse nuk arriti kualifikimin
Stefanos Tsitsipas eliminoi Roger Federer në Australia Open, për të qenë edhe befasia e turneut deri më tani.
Tsitsipas mposhti Federer pas katër seteve 6-7 (11-13) 7-6 (7-3) 7-5 7-6 (7-5), kësisoji arriti në çerekfinalet e njërit ndër turneve më të rëndësishëm në tenis, raporton Periskopi.
Federer ishte i impresionuar nga 20 vjeçari dhe pas ndeshjes tha se nuk mund ta përballonte një rival si ai sot.
”Humba sepse kundërshtari im sonte luajti ndeshjen më të mirë”.
”Kam shumë pendime sonte. Mund të mos e shikoj atë pjesë, por kam për ta bërë”.
“U ndjeva sikur duhej ta fitoja setin e dytë. Nuk më intereson se si, por u desh ta bëja. Kjo më kushtoi me humbjen e ndeshjes”, u shpreh ai.



