Elvis Rexhbeçaj i shënon gjigantit gjerman (VIDEO)
Futbollisti i Wolfsburg, Elvis Rexhbeçaj ka shënuar gol në ndeshjen që ekipi i tij po zhvillon ndaj Schalkes.
Pas golit të pësuar, ishte Rexhbeçaj (20′) ai i cili shfrytëzoi topin e kthyer nga shtylla për të barazuar gjithçka, me rezultat që mbaroi edhe pjesa e parë.
Kujtojmë se talenti i Wolfsburg paraqitet për grupmoshat e Gjermanisë dhe thuhet që ka zgjedhur t’i përfaqësoj pikërisht ‘Panzerat’, duke refuzuar Kosovën apo Shqipërinë. /Periskopi



