Zeneli shpëton Heerenveenin në trillerin e 8 golave ndaj Ajax (VIDEO)
Arbër Zeneli u bë protagonist në fundin dramatik të ndeshjes mes Ajax Amsterdam dhe Heerenveen.
Ndeshja mes tyre përfundoi me një barazim dramatik 4 me 4, ku golin e fundit e asistoi ylli kosovar, shkruan Periskopi.
Ekipi i Zenelit ishte vazhdimisht në disavantazh, por arriti që në fund të ndeshje të siguronte një pikë shumë të rëndësishme.
Futbollisti që po kërkohet nga Chelsea krosoi topin në fundin e ndeshjes, derisa shoku i tij i skuadrës Pierie me kokë shënoi për 4 me 4.
https://www.youtube.com/watch?v=rA02uXAP0F4
Gjithastu, thuhet se skautët e ekipit londinez ishin sonte në përcjellje të Arbër Zenelit. /Periskopi



